Spanja fiton kur nuk i hyn më në punë, holandezët vazhdojnë “fluturimin”

Nga çfarë u pa në fushën e lojës, duket se Spanja bëri ndeshjen e fundit me Australinë, atë që duhet ta kishte bërë që në fillim: Formacioni spanjoll me Vijën, Matën, Torresin etj në fushë, mposhti bindshëm “kangurët” 3-0, në një ndeshje që vlen vetëm për prestigj. Sa për Holandën, një mbyllje perfekte e grupit me tre fitore dhe nëntë pikë, në përballjen e fundit me Kilin. Pjesa e parë do të përfundonte në barazim pa gola. Në pjesën e dytë ka më shumë grintë dhe dëshirë për të fituar. Arjen Roben është sërish i papërmbajtshëm, pavarësisht se golat i shënojnë të tjerët. Fillimisht shënon Fer në minutën e 77-të, ndërsa në kohën shtesë të takimit Depay vulos shifrat në 2-0. Një formë e shkëlqyer holandeze dhe një largim me dinjitet i Spanjës, pa harruar në këtë grup mrekullinë kiliane.
a.k
Add new comment