Java e Çamërisë, Rama, Meta, Basha e Idrizi në një ekspozitë për rastin

Postuar në 24 Qershor, 2014 04:56

Ndërsa kryeqyteti është mbushur me flamuj dhe pankarta në përkujtim të 70 vjetorit të tragjedisë çame, në prani të autoriteteve të larta shtetërore nisi sot në Muzeun Historik Kombëtar aktiviteti për çeljen e ekspozitës së Javës së Historisë dhe Kulturës Çame.  Në aktivitetin ku fjalën përshëndetëse e mori kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, ishin të pranishëm eksponentë nga mbarë politika. Kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Ilir Meta, kreu i opozitës, Lulzim Basha, ministrat të kabinetit etj. Pas mbylljes së fjalës ceremoniale, Meta është takuar me një shtrëngim duarsh me kreun e PD-së, Basha, ndërkohë që Rama ka vijuar me një vizitë nëpër stenda. Idrizi shprehu dëshirën që t’i shihte kështu si sot, bashkë gjithë politikanët. Sigurisht, pak e vështirë.
a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.