Italia del jashtë Botërorit! Humbje fatale me Uruguajin, Markizio del me karton të kuq

Postuar në 24 Qershor, 2014 12:55

Fuori!!! Italia duhet të bëjë një lojë të dobët ndeshjen e parë të çdo botërori, për të patur më shumë shanse më vonë. Ndryshe nuk ka si shpjegohet ndeshja e shkëlqyer me Anglinë, dhe dy humbjet e njëpasnjëshme me Kosta Rikën dhe Uruguajn, që e nxjerrin kombëtaren axurre jashtë kompeticionit Brazil 2014.  Është grupi i çudive, ku Anglia dhe Italia mbeten jashtë, por edhe tregues i dobësisë së kombëtareve europiane deri tani. Humbja 1-0 e djemve të Prandelit erdhi me një gol të Diego Godin në të 81-ën minutë, teksa Italia kishte mbetur me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të Markizios. Skuadra ishte e vakët dhe pa fantazi sidomos në sulm, ndërsa uruguajanët të furishëm në fusha por edhe në shkallët e stadiumit të Natalit, estadio das Dunas.  

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.