I burgosuri shqiptar në Malandrino denoncon trajtimin çnjerëzor dhe njofton grevën e urisë

Ka tentuar të kontaktojë me një ministri edhe me Avokatin e Popullit, por askush nuk i është përgjigjur. Prandaj, një i dënuar shqiptar në burgun e Malandrinos telefonoi për të denoncuar në A1 Report dhunën fizike dhe psikologjike që ushtrohet nga gardianët grekë ndaj të burgosurve shqiptarë. I dënuari Krenar Kureta ka kontaktuar përmes telefonit me A1 Report duke bërë publike hyrjen në grevë të të burgosurve shqiptarë për trajtimet dhe kushtet çnjerëzore që ata hasin në burgun e Malandrinos, ndërkohë që shton se u është bërë presion nga ana e gardianëve për të dalë nga greva e urisë. Në lidhjen telefonike ai bën të ditur se thuajse në të gjitha burgjet e Greqisë ka probleme me shqiptarët, për ta nuk ka mjekë, kushtet janë çnjerëzore dhe se qëndrojnë disa persona në një qeli. Kureta, i dënuar me burgim të përjetshëm për trafik narkotikësh në Greqi shprehet se nuk lejohen të takojnë të afërmit apo të dalin nga burgu me leje. “Autoritetet greke nuk i përfillin të drejtat dhe kërkesat tona.”- shprehet Kureta.
a.k
Comments
sikur mos te bani krime nuk
<p>sikur mos te bani krime nuk perfundoni ne burg......</p>
Add new comment