Kreu i OSBE-së në Tiranë: “Të zgjidhet çështja e AMA-s dhe RTSH-së”

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florian Rauning ka bërë thirrje sot që Parlamenti të zgjedhë sa më shpejt anëtarët e AMA-s dhe të RTSH-së. “Këto vende vakante duhet të plotësohen me persona të cilët karakterizohen nga integriteti, aftësia, dhe bashkëpunimi”, është shprehur ai. Apeli vjen në një kohë kur këto plotësime duhet të ishin bërë. Për më tepër që RTSH-ja ka qenë pjesë e prekur posaçërisht në programin e PS-së përpara se të vinte ne pushtet, e megjithatë ky institucion, ose më mirë drejtimi i tij, ka mbetur ende pa zgjidhje konkrete.
s.z
Add new comment