A është Jordania hallka e radhës në skenarin e militantëve islamikë?

ISIS, organizata islamike që sot kërcënon ekzistencën e Irakut mund të kalojë kufirin dhe të vërë në jetë të njëjtin skenar edhe në Jordani. Kështu shkruan sot DËELLE, e cila edhe dje i kishte kushtuar një shkrim të posaçëm Lindjes së Mesme, duke e vënë theksin tek artificialiteti dhe arbitrariteti i kufijve shtetërorë në këtë rajon. Lidhur me Jordaninë, destabilizimi do të ishte shumë kërcënues, pasi do t’i afrohej edhe Izraelit. DË citon një ekspert sigurie, Ramzy Mardini që flet për ekzistencën e celulave terroriste në Jordani dhe për përfshirjen e jordanezëve në akte terroriste. Por për ish-ministrin e Jashtëm Marvan Muasher ky kërcënim amortizohet nga disponimi i popullsisë që nuk i do ekstremistët. Gjithçka po vihet aktualisht në provë, po të merret parasysh edhe qëndrimi i Perëndimit, që nga një anë kërkon qeveri uniteti, kurse nga ana tjetër negocion edhe me kurdë që të përpiqen për ruajtjen e Irakut.
http://www.dw.de/isis-sot-iraku-nes%C3%ABr-jordania/a-17734475
s.z
Add new comment