Inva Mula: “Shqipërisë i kanë munguar liderët e vërtetë”

Inva Mula ka dhënë një intervistë që publikohet në “KultPlus” ku ka folur për artin, për Parisin, për Tiranën dhe padyshim edhe për Shqipërinë. Ndër pyetjet e shumta që i janë adresuar mund të veçohet pyetja e fundit: Çfarë do të duhej të bëjmë si komb për një prezantim sa më të denjë, apo edhe në këtë pikë na mungon strategjia kombëtare? Dhe Mula përgjigjet: “Që një komb të prezantohet denjësisht duhet të drejtohet nga liderë që e duan kombin e tyre dhe vënë interesat e kombit mbi gjithçka. Fatkeqësisht kombit shqiptar nuk i kanë dalë këto burra megjithëse historia ka treguar që dhe të tillë ka pasur. Kam shpresë në gjeneratën e re e cila është e pa cenuar nga historia problematike e kombit shqiptar por aspiron ashtu si gjithë gjenerata e një Evrope të bashkuar”. Është një përgjigje që kontraston me entuziazmin e zakonshëm që përcillet në mjediset politike të Tiranës, për liderë apo drejtues të ndryshëm, me suksese më shumë koninunkturale, por që gjithsesi nuk i lënë gjë mangut vetëglorifikimit.
http://kultplus.com/?id=11&i=144
s.z
Comments
Kete nuk e thote vetem Inva,
<p>Kete nuk e thote vetem Inva, por meqe Inva di te kendoje e nxjerrin si sensacion, sikur Inva (qe eshte Avni, mbrapsht) i ve vulen gjerave. Ne Shqiperi, kete e di edhe lopa, qe lideret tone nuk vlejne as sa kostumet firmato qe i veshin me krenari. Vetem mender lideret tone kujtojne se jane te pazevendsueshem, bile ka nga ata qe kujtojne se edhe historia vete iu vete nga prapa........peh, c'pitsire.....</p>
Add new comment