Suarez, gola dhe kafshime. Britanikët ngushëllojnë veten me psikologji. “The Telegraph”: Kafshimi, shenjë frustrimi. Nevojitet terapi

Në ndeshjen Itali-Uruguaj dy ishin lajmet: i pari që Italia i la shëndenë Botërorit pa lënë asnjë lloj përshtypjeje, i dyti që sulmuesi uruguajan Suarez kafshoi italianin Giorgio Chiellini. Ç’pati Suarez që bëri atë gjest? Nuk është se njerëzit mund t’i bien nga pas kaq shumë, por britanikja “The Telegraph” ka sjellë mendimin e një psikologu. Saima Latif, ky është psikologu, mendon se kjo e Suarezit dëshmon frustrimin e tij, stresin dhe humbjen e kontrollit. Kjo e kafshimit, sipas tij, është një formë e kundërvënies ndaj dhunuesit, ose atij që përjetohet si dhunues. Kështu edhe Suarez, për të cilin psikologu thotë se “ndoshta kafshimet e tij nisën që në fëmijëri”. Psikologu sugjeron terapi për Suarezin, por që gjithsesi nuk u vlen fare britanikëve, të cilët megjithë kërshërinë, nuk mund të shpjegojnë dot me psikologji “dy pullat” që morën nga uruguajani në ndeshjen e fundit. Përndryshe do të duhet të shpjegojnë edhe se nga buron kjo aftësia e Suarez për të bërë gola?
http://www.telegraph.co.uk/sport/football/players/luis-suarez/10925060/L...
s.z
Comments
Ne nderin qe ju be
<p>Ne nderin qe ju be violonistit tone Tedi Papavrami pati dhe nje skandal te provokuar nga kryeministri Edi Rama qe habiti dhe shtangu te gjithe qe se kishin pare deri atehere Edi Ramen qe te hungerinte e levizte nofullat sikur kafshonte.</p>
Add new comment