Situata në Kosovë, “Tema” publikon një raport që flet për nevojën e një qeverie teknike

Postuar në 25 Qershor, 2014 14:21

Gazeta “Tema” citon së fundmi një raport të hartuar nga ndërkombëtarët, sipas të cilit impasi politik paszgjedhor i krijuar në Kosovë rrezikon madje destabilizimin politik. Raporti liston zhvillimet paszgjedhore duke u ndalur tek aleanca opozitare, për të ecur më tej me një parashtrim që duket pak artificial, po të mbahet parasysh niveli i informacionit që ndërkombëtarët kanë zakonisht për zhvillimet politike shqiptare. “Është e veshtirë të kuptosh se nga rrjedh e gjithë kjo fryme anti-PDK , vecanërisht kur të trija këto parti kanë qenë partnerë me PDK në një koalicion qeverisës dhe vazhdojnë të jenë partnerë në disa njësi në rang lokal”, thuhet në raport. Më tej raporti thekson se frika nga zgjedhjet e parakohshme mund të çojë në rrjedhje deputetësh nga radhët e opozitës. Ideja e ndërkombëtarëve është për një qeveri teknike, një formulë e zakonshme kjo tanimë edhe në Shqipëri, të paktën teorikisht. Kjo ide e një koalicioni të gjerë u hodh para pak kohësh edhe nga Berlini zyrtar. Pikëpyetjet shtrohen për autenticitetin e dokumentit, ndonëse faksimillja e tij jepet e botuar. Kjo pasi në një analizë të fundit, nga ky dokument, presioni kryesor shkon drejt opozitës kosovare, më shumë sesa ndaj Hashim Thaçit.

http://www.gazetatema.net/web/2014/06/25/eskluzive-diplomatet-ne-alarm-per-kosoven-skenari-qeveri-teknike-gjitheperfshirese/

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.