Idrizi kërkon një minutë heshtje me rastin e 70-vjetorit të ngjarjeve të Çamërisë. “Humbëm një bastion të ekzistencës sonë etnike”

Shpëtim Idrizi i PDIU-së ka folur sot në Parlament për datën përkujtimore të atij që e quajti genocidi ndaj popullsisë çame. Bëhen 70-vjet nga ngjarja e rëndë, e cila rezultoi dramatike për komunitetin shqiptar-çam në Greqi dhe me këtë rast Idrizi kërkoi që të mbahet një minutë heshtje. Është me rëndësi një fragment i fjalës së tij në seancë: “Sot kam dalë para jush, jo thjesht për një ritual të përvitshëm, i nisur që në 2004-n. Jo, dua t’ju ftoj të reflektoni për atë se pse populli themelues i pavarësisë së kombit grek u shndërrua në popull armik për t’u përzënë nga toka e vet në mënyrë të përgjakshme, siç ndodhi në mënyrë përfundimtare 70 vjet më parë... Dua të kuptojmë më mirë të gjithë bashkë, pse kombi shqiptar humbi një bastion të ekzistencës së vet në trojet etnike”, ka thënë Idrizi
s.z
Add new comment