Humbëm apo fituam me CEZ-in? Ministri Ahmetaj thotë në “Top-Story” se Shqipëria doli e fituar

Pak a shumë të gjithë kanë menduar se me CEZ-in, Shqipëria humbi. Humbi sidomos në aspektin financiar, por edhe në atë të shërbimit me qytetarët. Mirëpo nuk duket se mendon kështu ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj, sipas të cilit akti i fundit i riblerjes së CEZ-it për 95 milionë e nxori Shqipërinë të fituar. Kjo pasi sipas Ahmetajt vendi rimori pasurinë e vet mbrapsht, por edhe interesat. Por kjo fitore është natyrisht relative. Relative sidomos po të mendohet arbitrazhi, në të cilin sipas ministrit Shqipëria nuk kishte asnjë shans. Një arsye për këtë ai nxori edhe atë që e quajti “ndërhyrje idiotike të policisë në një stacion”, pavarësisht se protesta kishte në krye deputetë të PS-së. Ky fakt i është kujtuar Ahmetajt, që gjithsesi ka nënvizuar se në bilanc të fundit Shqipëria nuk ka humbur. Kjo ndoshta është e vërtetë, varet sesi i qasesh analizës, por një e vërtetë tjetër është edhe se kundrejt CEZ-it pati protesta edhe ne Bullgari. Pra keqmenaxhimi është përgjegjësi e çekëve, që e përdorën gurin e tyre për të dhënë një po për statusin. Dhe ky fakt i është vënë për diskutim ministrit edhe nga moderatori Sokol Balla, por edhe nga i ftuari Arjan Vasjari që e ka konsideruar veprimtarinë e CEZ, si kriminale kundrejt qytetarëve.
s.z
Comments
Kjo qeveri premtoi
<p>Kjo qeveri premtoi trasparence ndaj ne vend te perrallave te Ahmetajt une do te kisha deshire te lexoja kushtet qe u pranuan per nenshkrimin e kesaj marreveshje. Le te behen publike dhe secili e merr vesh se si qendrojne vertet gjerat pa sygjerues te njeanshem.</p>
Veprimtaria e CEZ nuk ishte
<p>Veprimtaria e CEZ nuk ishte kriminale por arbitrare dhe e papergjegjeshme, ajo u mbeshtet ne personelin e vjetesh te cilet e perdoren karten e CEZ ne favor te tyre, ata jane kriminelet e vertete. CEZ u la karta-bianka personave qe regjistronin numrat e harxhimit por ata punonin per veten e tyre. Beni nje sondazh te thjeshte tek ata persona dhe do konstatoni nje mosperputhje midis pasurise se tyre dhe rrogave qe merrnin. Ne fund harxhet i paguajme te gjithe. </p>
Add new comment