Kostot e çështjes “Snowden”; Berlini ndërpret kontratën me Verizon, kompaninë e dytë më të madhe në SHBA

Postuar në 26 Qershor, 2014 16:33

Vijnë pasojat e para ekonomike nga rrjedhja e informacionit të realizuar nga Edward Snowden. Kështu së fundmi Gjermania ka vendosur të anullojë kontratën e vet me kompaninë amerikane Verizon Comunications. Siç bëhet e ditur kjo masë ka ardhur si pasojë  e zbulimeve të Snowden dhe faktit se mbikëqyrja informative e realizuar nga NSA-ja amerikane realizohej përmes asistencës së kompanive që operojnë në fushën e komunikimeve. Po kështu, Berlini nuk arriti që pas zbulimeve të Snowden të arrinte një marrëveshje me SHBA për të mos vijuar më tej spiunazhin që mbërrinte deri te përgjimi i celularit të kancelares Merkel. Për rrjedhojë, Gjermania vendosi të rishikonte kontratat në emër të sigurisë së komunikimit dhe goditja e parë u dha me Verizon, vendin e së cilës do ta zërë Deutsche Telekom, edhe kjo vetë jo pa përgjegjësi në këtë çështje.

http://www.reuters.com/article/2014/06/26/us-germany-security-verizon-id...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.