Serbët rikthejnë në Kosovë përmendoren e Millosh Obiliqit. Përurimi sot në Graçanicë

Postuar në 26 Qershor, 2014 17:43

Serbët e Kosovës do të përurojnë sot në Graçanicë përmendoren e Millosh Obiliqit. Ajo është vendosur aty me propozim të Kuvendit Komunal, nisur nga kërkesa e kryetarit Branimir Stojanoviç. Ka patur një përmendore tjetër  në Obiliq, por ajo është prishur në vitin 1999. Obliqi, ose Kobiliqi siç njihet me një tjetër mbiemër, hyn në histori me betejën e Fushë-Kosovës, ku ai goditi dhe la të vdekur sulltan Muratin I. Në planin politik vendosja e përmendores, padyshim rikonfimon qasjen serbe për historinë. Kjo pasi, ndonëse beteja e Fushë-Kosovës nxori në fushë një koalicion ballkanasish, në planin historiografik ajo ka shërbyer, ose është instrumentalizuar nga serbët, qoftë për të realizuar revanshin në emër të viktimizimit, qoftë për të stigmatizuar fetarisht shqiptarët. Të mos harrojmë se edhe kapardisja e Millosheviçit nisi pikërisht me rastin e 600-vjetorit të kësaj date.

http://koha.net/?id=9&l=15703

s.z 

Comments

Submitted by Himara (not verified) on

<p><br type="_moz" />Edhe nqs Milloshi nuk ka qene shqiptar, per ate qe ka bere dhe per faktin se ka luftuar krah te pareve tane e meriton ne Kosove e madje edhe ne Tirane</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.