Santo u rrëfeu miqve dy javë më parë se e ndiqnin me motor

Gazeta “Panorama”shkruan sot se dy javë para se të vritej në atentatin me armë para bankës që drejtonte, Artan Santo kishte folur për një motor të dyshimtë që e ndiqte pas makinën e tij.
Më datë 12 qershor ai ishte nisur nga Tirana për te Mali I Robit në Durrës, ku do të darkonte me disa miq. Përgjatë gjithë rrugës ka pikasur një motor të madh sportiv që ecte gjithmonë pas makinës.
Këtë ai ua ka treguar miqve të tij, me të cilët ka darkur në një restorant në Durrës, por pa i dhënë shumë rëndësi, pasi siç ishte shprehur ai, kjo mund të ishte edhe një rastësi dhe asgjë më shumë.
Duke qenë se nuk e ka vlerësuar këtë situatë, ai madje e ka mbyllur në atë tavolinë bisedën, duke mos preferuar që t’i drejtohej Policisë për të bërë denoncim. Megjithatë, pas ngjarjes së djeshme kanë qenë disa miq të bankierit ata që kanë dëshmuar rreth atyre që u kishte shprehur Santo gjatë darkës te Mali i Robit.
Këto dëshmi ende nuk janë marrë në formë zyrtare nga grupi hetimor, megjithatë pritet që të konkretizohen me persona që do të pyeten më tej gjatë hetimeve. /Panorama/
Comments
Ndjekesit me motor jane

Ndjekesit me motor jane vrases patriote dhe duhen pergezuar mbasi kishin mundesi te shumta qe ta vrisnin para dt 24 qershor qe ishte dita qe u mor statusi.

Ketyre patrioteve te vertete i vinte keq per perpjekjet e shumta qe bente djali Sulo Bushatit e djali i Kristaq Rames qe ta fusnin vendin tone kandidat per ne BE.

Duhen pergezuar qe se vrane Santosin para dt 24 qersh se do i nxirnin probleme vendit tone ne marrjen e statusit ...

Cfare probleme do i nxirrnin

Cfare probleme do i nxirrnin statusit? Qe kur statusi varet nga vrasja e X apo Y?

Add new comment