Video ku Artan Santo sulmohej nga Berisha gjendet në celularin e tij

Postuar në 27 Qershor, 2014 04:53

Video ku Artan Santo fyhej nga ish-kryeministri Sali Berisha është gjetur në aparatin telefonik të biznesmenit të ndarë  nga jeta ditën e djeshme pas një atentati. Ky fakt është zbuluar nga hetimet e deritanishme. Ekzistenca e kësaj video është konfirmuar edhe nga ana e gazetarit Artan Hoxha i cili ka postuar videon  në rrjetin e tij social “Facebook”.

Në statusin kushtuar kësaj video Artan Hoxha shkruar: “Kjo është deklarata e shkëputur nga konferenca për medien e Berishës më 13 maj 2014, dhe prokuroria e ka gjetur të regjistruar në celularin me nr. 0692023116 të cilin Artan Santo e mbante sot paradite në dorë, në momentin që u qëllua barbarisht nga vrasës të paguar...

E kam takuar Tan Santon të nesërmen e kësaj deklarate në zyrën e tij. Ishte tepër i zhgënjyer dhe njëkohësisht shumë i fyer,... jo pse dikush, të cilin ai e kishte respektuar po e sulmonte politikisht, por sepse nuk kishte asgjë të vërtetë nga ajo që thuhej për të, në lidhje me rastin Riformato...Tani prehu i qetë, ata që guxuan të të sulmonin në mënyrë të paskrupullt dhe të ndyrë, sot së paku duhet të jenë ndjerë të turpëruar para trupit tënd të pajetë, që dergjej në zemër të Tiranës...”.  Ndërkohë vazhdojnë hetimet ndaj çdo detaji që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.

 

https://www.youtube.com/watch?v=C4_-OCRAPhQ

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.