Meta: Nuk do rreshtim së kërkuari ekzekutorët dhe urdhëruesit e tyre për vrasjen

Postuar në 27 Qershor, 2014 06:50

Homazh për të ndierin Artan Santo ka bërë edhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta. Në prononcimi që ka dhënë për mediet Meta ka thënë se është moment shumë i trishtueshëm për ti dhënë lamtumirën një personaliteti të shoqërisë sonë, një prej njerëzve më aktivë dhe të suksesshëm të kapitalizmit.

Ilir Meta  tha se “Artan Santo ishte një pionier i modernizimit të sistemit bankar në vendit tonë, një prej njohësve me të mirë të ekonomisë dhe natyrisht në këtë ditë trishtimi, duke shprehur dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe kolegëve të tij, njëkohësisht nuk mundet të mos reshtim se kërkuari vënien para drejtësisë të ekzekutuesve dhe të atyre që  urdhëruan ekzekutimin e tij. Sepse, kjo është një dorë mizore që duhet ndalur, jo vetëm për hir të drejtësisë, por dhe për t’i dhënë sigurinë dhe qetësinë e merituar gjithë qytetarëve të shoqërisë tonë”. S.S

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.