Presidenti serb sulmohet nga shtetasit e tij: Tradhtar, ti e ke shitur Kosovën. Nikoliç: Ju jeni budallenj

Postuar në 28 Qershor, 2014 16:03

Festa e minoriteti serb në Kosovë u shndërrua në një tubim fyerjesh dhe sharjes me këtyre qytetarëve dhe Presidentit Tomislav Nikoliç në Gazimestan. Pasi një grup të rinjsh filluan ta thërrisnin “Tradhtar, ti e ke shitur Kosovën”, kjo ka bërë që presidenti serb në një moment të humbë durimin dhe u ka thënë “budallenj” turmës që brohoriste.

“Këtë që po e dëgjojmë është shumë e mirë për mediet e huaja por edhe për disa nga gazetarët tanë të cilët veç këtë do të filmojnë. Ju jeni budallenj. Këtë po e tregoni në Kosovë e Metohi ku ende po grindemi. Kështu do ta shpëtoni Kosovën ju? Do të bërtisni dhe në fund do të shkoni në shtëpi. E kam mbajt këtë peshë e dhe më herët do mbaj prapë që të jem edhe presidenti juaj. Për këtë arsye jam bërë presidenti që ju të më thoni tradhtar. Pyetëm nëse presidentit të mëhershëm do t’i kishit thënë tradhtar a thua çfarë do të kishte ndodhur me ju. Të dashur vëllezër e motra tashmë kjo ka kaluar çdo kufi. Prapë po ju lutem, keni besim në Serbinë.”, ka thënë Tomislav Nikoliç.

E megjithatë të rinjtë e kanë injoruar dhe kanë filluar të thërrasin emrin e “Vojslav Sheshelit”.

 

https://www.youtube.com/watch?v=_EM_6ZlfwdE

S.S

 

Comments

Submitted by like no (not verified) on

<p>U sulmua nga shtetasit e tij??! Apo nga bashkombasit e tij.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.