Shkrumbohet pas mesnate “Brazili i Fushë-Krujës”

Një zjarr i madh ka përfshirë një restorant në rrugën Tiranë-Fushë Krujë. Ka qenë ora 02:00 pas mesnatës së 29 qershorit kur në restorant janë parë flakë të shumta. “Ora News” raporton se zjarri ka rënë në restorantin e njohur me emrin “Brazili i Ri” dhe flakët e kanë shkrumbuar të gjithë lokalin.
Dëmet në restorant janë shumë të mëdha. Forcat e zjarrfikësve mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes për të neutralizuar flakët e zjarrit. Ndërsa forcat e policisë po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.
http://www.oranews.tv/vendi/zjarri-djeg-nje-restorant-ne-aksin-fushe-kruje-tirane/
n.k
Add new comment