Femrat marrin "komandën" edhe në biznesin shqiptar

Vitet e fundit në Shqipëri po vërehet një rritje e numrit të kompanive që drejtohen nga femrat. Kështu shkruan sot gazeta “Shqip”, duke analizuar të dhënat më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave.
“ 27,8% të ndërmarrjeve aktive gjithsej menaxhohen nga femrat, por ky numër është më i madh në sektorin e tregtisë, ku 33.4% e aktivitetit ekonomik tregtar menaxhohet nga femrat. Ky numër është më i ulët në ndërmarrjet e mëdha. Vetëm 14,4% e ndërmarrjeve me 50 e më shumë të punësuar menaxhohen nga femrat. Numri më i lartë i femrave drejtuese është në kryeqytet, ku 30,4% e ndërmarrjeve në Qarkun e Tiranës menaxhohen nga femrat, ndërsa përqindja më e ulët është në Qarkun e Kukësit me 15,1%. Trendi i femrave menaxhere është në rritje, po të kemi parasysh se 29,3% e ndërmarrjeve të krijuara rishtazi, gjatë vitit 2013 menaxhohen nga femrat. Pra, një numër më i lartë se mesatarja totale e femrave menaxhere” shkruan “Shqip”.
Për më shumë: http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/06/29/femrat-marrin-komanden-edhe-ne-biznes/
n.k
Add new comment