Mbërrin Barroso, në takim me Ramën. Rreth orës 1.00 fjalimi në Kuvend

Presidenti i Komisionit Europian Hoze Manuel Barroso ka mbërritur në Tiranë rreth orës 9.05 dhe ka nisur një takim me kryeministrin Edi Rama. Gjatë kësaj vizite Barroso do të vizitojë edhe Gjykatën e Krimeve të Rënda, e ndërtuar me fondet e Bashkimit Europian. Në orën 12:00, Barroso do të takojë Presidentin e Republikës Bujar Nishani. Ndërsa në orën 12:30, në Presidencë do të zhvillohet edhe ceremonia e dekorimit të Presidentit Barroso nga Kreu i Shtetit shqiptar. Ai do t’i drejtohet me një fjalë Kuvendit, ku do të jetë e pranishme ddhe opozita. Po kështu Barroso do të takohet dhe me kreun e opozitës Basha në Bashkinë e Tiranës rreth orës 15:15 minuta.
a.k
Add new comment