Kriza qeverisëse në Kosovë, ndërkombëtarët përgatisin skenarin e një kabineti “teknik”

Postuar në 30 Qershor, 2014 06:44

Diplomatët perëndimorë në Bruksel po përgatisin një skenar për një qeveri teknike gjithëpërfshirëse në Prishtinë, e cila do të ketë agjendë të qartë europiane, të përfundojë reformën elektorale, të nisë dhe të përfundojë amendamentet në Kushtetutë, sidomos në këto dy pika kyç: zgjedhja e presidentit dhe zgjedhja e qeverisë. Të shqetësuar me situatën në Kosovë, si dhe me mundësinë e një destabilizimi për shkak të situatës së krijuar nga blloku opozitar, një nga skenarët e preferuar nga diplomatët e huaj (Samuel Zhbogar, përfaqesues special i BE për Kosovën) është ai i formimit të një qeverie gjithëpërfshirëse, e formuar nga të gjitha grupet parlamentare në Kosovë. Sipas këtij skenari, partitë politike do të caktojnë në poste shtetërore ekspertët e fushës dhe jo doemos personazhet me peshë politike. Kjo qeveri (teknike) e supozuar pritet të drejtojë vendin për dy vjetët e ardhshëm, deri në mars të vitit 2016. Për t’u arritur kjo, partitë politike të përfaqësuara do të duhej të nënshkruanin një marrëveshje me të cilën do të pajtoheshin që Parlamenti të shpërndahet vetvetiu në mars të 2016-s, njoftojnë mediat e Prishtinës. Por, i gjithë problemi qëndron te pozita e kryeministrit, se kush do ta udhëheqë këtë post deri në mars të 2016-s. I gjithë ky skenar i përgatitur nga ndërkombëtarët s’do mend se do të detyrojë që edhe emri i kryeministri të nxirret nga “zarfi”, njësoj si me rastin e presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.