Kushtetuesja e Kosovës zgjidh lëmshin: Për qeverinë e re, i pari do mandatohet Thaçi

Postuar në 30 Qershor, 2014 11:04

E “ka mbledhur mendjen” Gjykata Kushtetuese në Kosovë, e cila i ka dhënë fund dilemës së presidentes Jahjaga se kë duhet të mandatojë për formimin e qeverisë e re. Mediat kosovare bëjnë të ditur se Jahjaga do të mandatojë fillimisht Hashim Thaçin si drejtues të koalicionit që ka fituar zgjedhjet. Më pas, nëse ai nuk arrin të krijojë qeverinë, presidentja duhet të nisë konsultimet partitë politike për t’i dhënë mundësinë për formimin e qeverisë atij koalicioni që ofron më shumë deputetë. Sipas mediave vendase, vendimi i Kushtetueses do të publikohet ditët në vijim për shkak të çështjeve procedurale të brendshme. Ende pa dalë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, liderët e partive opozitare takohen në orën 17:00 të së hënës për të diskutuar hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrin në qeveri.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.