Kombëtarja e munguar shqiptare e Botërorit, shkruan El Mundo Deportivo. Dhe rreshton talentet

Nëse De Biasi do të kishte patur në gjirin e tij, futbollistët e përfaqësueses zvicerane por dhe Januzajn e Belgjikës, me shumë gjasa në 1/8 ndaj Argjentinës nuk do të ishte Zvicra por kuqezinjtë. Ky është konkluzioni ku ka dalë e përditshmja katalanase “El Mundo Deportivo”, e cila rreshton disa prej talenteve të këtij turneu të Botërorit të futbollit dhe sqaron se janë me origjinë nga vendi i shqiponjave, duke vëne theksin sidomos te Xherdan Shaqiri.
“El Mundo Deportivo” shkruan se një vend me tre milion banorë, që kurrë nuk ka marrë pjesë më parë në një turne madhor, mund të kishte qenë e pranishme në Botërorin brazilian, nëse yjet me origjinë shqiptare do të kishin zgjedhur të vishnin fanellën e vendit të tyre. Gazeta spanjolle madje thekson se Shaqiri, aktualisht ylli i Zvicrës, në rini ka qenë shumë i dyzuar për të luajtur për kuqezinjtë në të kaluarën, madje zotëron dhe dy pasaporta, atë zvicerane dhe atë shqiptare. Emri i dytë që mund t’i bënte punë De Biasit, sipas të përditshmes katalanase është Januzaj i Belgjikës, të cilin e etiketojnë si talenti i madh. Për këtë të fundit, “El Mundo Deportivo” shkruan se ka lindur në Bruksel por vendos theksin te origjina shqiptare e të atit.
Linku: http://www.mundodeportivo.com/20140629/futbol/mundial/albani...
a.k
Add new comment