FMN miraton dhënien e pjesës së parë të huasë për Shqipërinë. Shënohet rritje e eksporteve

Shifra e rritjes së eksporteve shqiptare për periudhën prill-maj, siç publikon Instat, nga 8-11 përqind krahasuar me të njëjtët muaj të vitit të kaluar, ka bindur FMN-në. Bordi ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar përfundoi sot rishikimin e parë të ecurisë ekonomike të Shqipërisë, nën një program afatgjatë të mbështetur nga ky organizëm. Përfundimi i rishikimit u mundëson autoriteteve të tërheqin shumën prej 26.7 milionë euro, pjesë e parë e marrëveshjes 36 mujore të Fondit me Shqipërinë në vlerë 334.4 milionë euro. Bordi ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar vlerësoi sot se kriteret e lëna në fund të marsit janë plotësuar, ndërsa është shënuar progres në lidhje me standardet strukturore në fuqi.
Sipas FMN-së, ekonomia po tregon shenja paraprake të rimëkëmbjes në vitin 2014, nxitur nga përmirësimi i eksporteve. Gjithsesi Fondit Monetar Ndërkombëtar vë në dukje se prodhimi vendas mbetet ende nën potencialin e vet.
a.k
Add new comment