Haradinaj “i pret oksigjenin” Thaçit: Askush nuk bashkohet me PDK-në, as Albin Kurti

Edhe pse ai ka marrë detyrën e krijimit të qeverisë, opozita në Kosovë mesa duket nuk do t’i lërë hapësira kryeministrit aktual Hashim Thaçi krijimin e qeverisë së ardhshme. Partitë opozitare të LDK-AAK-NISMA, të cilat kanë formuar një koalicion paszgjedhor, kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e Vetëvendosjes ku kanë biseduar për qeverinë e re të Kosovës që pritet të drejtojë për 4 vitet e ardhshme Kosovën. Ndërsa Gjykata Kushtetuese ka vendosur që Hashim Thaçi të mandatohet për krijimin e qeverisë së re, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” kreu i AAK, Ramush Haradinaj ka publikuar deklaratën e përbashkët pas takimit me kreun e LDK, Isa Mustafa me kreun e Nismës, Fatmir Limaj dhe kreun e Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti. Në deklaratë thuhet se asnjë prej këtyre 4 partive nuk do t’i përgjigjen as si koalicion dhe as si subjekte politike të ndara ftesë së PDK-së.
a.k
Add new comment