Pancerat gjermanë shpëtojnë nga rëra thithëse algjeriane. 2-1 në kohën shtesë

Postuar në 30 Qershor, 2014 17:40

Gjermania u kualifikua me shumë mundime në ndeshjen kundër Algjerisë, duke luajtur ndaj një ekipi që e vuri në vështirësi të jashtëzakonshme skuadrën e Joakim Lëvit. Një Algjeri bindëse, madje surprizuese, që nuk arriti të shënojë gjatë kohës së rregullt vetëm falë disa daljeve të shkëlqyera të portierit Nojer. Në kohën shtesë, shënon që në fillim zëvendësuesi Shyrle, dhe në minutën 119 shënon Mesul Ozil, që ishte krejt në hije gjatë gjithë lojës. Algjerianët, që (ashtu si gjermanët) ishin të rraskapitur, gjejnë forca për të shënuar një gol në minutën 121, me anë të Djabusë. Gjithsesi, një dalje dinjitoze e ekipit të Halilhoxhiçit. Përfundimisht, përballjet e sotme të Europës ndaj Afrikës, sollën kualifikimet e mundimshme të Francës dhe Gjermanisë.

a.k 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.