Greqia përmbyll presidencën e BE-së. Venizelos: Hapja e negociatave me Shqipërinë, jo pa ndarë kufijtë detarë

“Dekorata” e statusit të vendit kandidat është një gjë, dhe hapja e negociatave të anëtarësimit është gjë krejt tjetër. Shtetet që kanë llogari të pambyllura do të kenë kërkesat e tyre, dhe këtë nënkuptoi edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Evangelos Venizelos. Ai pranoi dje se hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian lidhet me çështjen e kufijve detare mes vendit tonë dhe Greqisë. Zyrtari i lartë grek la të kuptohet se ky është një kusht për t’u plotësuar nga vendi ynë. Në një konferencë për shtyp, ku bëri një përmbledhje të rezultateve të presidencës greke të Bashkimit Europian që u mbyll në 30 qershor, Venizelos theksoi se kjo marrëveshje është pjesë e rëndësishme e përcaktimit të zonave ekskluzive ekonomike, bazuar në të drejtën ndërkombëtare për detin. “Që të arrijmë në fillimin e negociatave duhet të përmbushen gjithë kriteret e Kopenhagës. Duhet të jenë dhënë gjithë provat dhe dëshmitë e pranimit të dokumentave komunitare; kjo ka të bëjë edhe me të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare të detit. Dhe, kur vjen Bashkimi Europian, Këshilli i Ministrave i Unionit dhe voton strategjinë e re për sigurinë detare dhe instiston në rëndësinë që kanë zonat detare dhe e drejta ndërkombëtare e detit, kjo diçka do të thotë. Sepse 28 vendet anëtare të BE-së natyrisht, e pranojnë edhe Konventën e OKB për të drejtën e detit, edhe nocionin e zonave detare dhe nevojën e delitimit të tyre, sipas të drejtës ndëkombëtare për detin”, theksoi Venizelos.
a.k
Comments
"Jo pa na falur copen e
<p>"Jo pa na falur copen e detit" e ka fjalen Venizelloja.</p>
Add new comment