I majti Shultz në krye të Parlamentit Europian. Garoi për kreun e Komisionit, por humbi përballë Junkerit

Kryeministri Edi Rama përshëndeti sot zgjedhjen e Martin Shultzit, për një mandat të dytë në krye të Parlamentit Europian. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Rama shprehet se zgjedhja e tij në krye të PE është një lajm i mirë, pasi e konsideron Shultz një mik të socialistëve shqiptarë dhe mikun e tij personal.
Ashtu si edhe ishte parashikuar, Martin Shulz është rizgjedhur sot si kreu i Parlamentit Europian. Por ai ishte edhe kandidat për “kryeministër” i BE-së, në vend të Hoze Manuel Barrozos, një garë që u fitua nga përfaqësuesi i partive popullore Zhan-Klod Junker. Për herë në parë në zgjedhjet europiane, kandidatët për kreun e Komisionit Europian garuan duke paraqitur platformat e tyre dhe debatuan përpara mediave.
a.k
Add new comment