Erdogan kandidon për Presidencën. Hapet një epokë e re: Nis paqtimi me kurdët këtej e matanë kufirit

Postuar në 01 Korrik, 2014 07:56

Pak ditë më parë politikanë kurdë nga veriu i Irakut ishin në javën e kaluar në Ankara, ku u pritën si mysafirë të lartë shteti. Në të njëjtën kohë parlamenti turk diskutoi një projekt-ligj për të krijuar bazën ligjore për zhvillimin e negociatave mes shtetit turk me udhëheqësin e separatistëve kurdë Abdullah Oçalan që gjendet në burg. Situata ka ndryshuar rrënjësisht nën dritën e ngjarjeve në Siri dhe Irak, ndërkohë që arsyeja e paqëtimit bëhet edhe më e qartë, me lajmin e sotëm se kryeministri Rexhep tajip Erdogan do kandidojë për president të vendit, ku sondazhet e japin favorit.

Që prej një viti e gjysmë qeveria e Erdoganit po negocion me udhëheqësin e PKK-së Oçalan, që gjendet i burgosur në ishullin Imrali në Detin Marmara, për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit kurd, i cili që nga viti 1984 u ka kushtuar jetën më shumë se 40.000 vetëve, thotë Dojçe Vele. Për Erdoganin ky nuk është vetëm një shans për të hyrë në librat e historisë: Fundi i gjakderdhjes i siguron i siguron atij si votat e turqve edhe kurdëve. Edhe marrëdhëniet e Turqisë me kurdët në veri të Irakut fqinj kanë ndryshuar thellësisht nën drejtimin e Erdoganit. Iraku bleu në vitin 2013 mallra turke në vlerë prej 11,9 miliardë dollarë. Pjesën më e madhe e tyre kanë pasur si destinacion rajonin kurd të Irakut. Vetëm Gjermania me 13,5 miliardë ka pasur nivel më lartë importesh nga Turqia.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.