Pas 275 seancash, Prokuroria kërkon 4 burgime të përjetshme për Dritan Dajtin

Gjyqi që po zgjat prej pesë vitesh dhe kërcënimet e paprecedenta dhe të hapura ndaj gjykatësit të çështjes, po i afrohen finales. Prokuroria ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin, akuzuar për vrasjen e katër policëve gjatë operacionit për kapjen e tij në Durrës. Në seancën e sotme mbajtur nën masa të rrepta sigurie Prokurori Ardian Nezha lexoi pretencën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në seancën e cila është e 275-ta në këtë odise gjyqësore në rrezik për të dështuar dhe që u zhvillua me dyer të mbyllura. Dajti akuzohet se më 7 gusht 2009 qëlloi për vdekje katër oficerët, Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Altin Dizdari dhe Saimir Duçkollari, të cilët ishin pjesë e skuadrës që tentoi t’i vinte prangat atij njeriut të kërkuar dhe që jetonte prej shtatë vitesh në arrati. Si “qershi mbi tortë”, akuza ka kërkuar edhe një million lekë dëmshpërblim.
a.k
Add new comment