Ksamili vendos traun: Njëqind lekë të reja për çdo makinë, taksë “turistike”. Këtij i thonë turizëm

Ka ngjallur debate vendimi i fundit i këshillit komunal të Ksamilit: Tashmë çdokujt që do i duhet të shkojë për pushime në Ksamil, do i duhet të paguajë 100 lekë të reja. Kjo taksë do aplikohet për çdo automjet. Komuna e Ksamilit ka nisur vendosjen e 6 trarëve në rrugët e plazhit. Aktualisht, komuna po vendos një tra në rrugën e “Kinoteatrit”, dhe ka bërë me dije se trarët po vendosen për turistët, të cilët duhet të paguajnë këtë shumë për mjetet e tyre. Ky vendim, sipas kreut të kësaj komune, Besnik Abedini, u vendos në mbledhjen e Këshillit. “Pagesa do të jetë vetëm për turistët”, ka sqaruar kreu i Komunës së Ksamilit. Por ky vendim ka sjellë reagimin e vetë banorëve të Ksamilit, sipas të cilëve vendosja e trarëve është absurde dhe do dëmtojë turizmin. Me ca llogari të thjeshta, komuna duhet ta dijë se shpenzimet ditore të një familjeje me makinë kur vjen për plazh në Ksamil, sjellin përfitime të atilla që nuk i bëjnë të nevojshme njëqindlekëshat. Përkundrazi, kjo masë e çuditshme mund të sjellë efekt bumerang.
a.k
Comments
Procedure e zakonshme ne
<p>Procedure e zakonshme ne shume vende turistike. Shume plazhe te famshme anembane botes kane vendet e tyre te parkimit me cmime te caktuara,madje cmimet ne fundjave jane me te larta se gjate javes.</p>
Ne te vertete kjo lloj takse
<p>Ne te vertete kjo lloj takse eshte mjaft e njohur ne Europe. Psh po te vesh ne Dresden, vec tarifes se hotelit paguan te ashtuquajturen "city tax" prej 4.5 evro. Por venodsja e takses tek makinat eshte jo produktive. Disa vende mesdhetare aplikojne ne kete menyre taksen: kush shkon ne restorant apo cdo lloj "lokali ushqimi social" paguan ne nje fature te vecante taksen e qqytetit (city tax) e cila psh ne Rodho eshte 1.5 eyro, dhe kamarieri ta jep kuponin sapo ulesh ne trapez. Nje gje te ngjashme mund te aplikojne dhe ne Ksamil, Himare e gjekte. por fatkeqesisht ne asnje lloj klubi apo restoranti nuk jepen fare fatura fiskale, ndose te gjithe lokalet jane pajisur me kasen fiskale. Te pakten mua nuk me ka rene rasti te me jape ndokush faturen fiskale per ate qe blej.</p><p> </p>
Add new comment