Vrasja e Santos, merr peshë dosja e Gjozëve: Mbetje baruti në duar, motor i vjedhur në Greqi. Të rrezikshëm, por a kanë lidhje me rastin?

Postuar në 01 Korrik, 2014 12:57

Fillimisht u konsideruan si të implikuar të rastësishëm dhe pa peshë. Por kushërinjve Klodian Gjozi dhe Sajmir (Gazmir) Gjozi, të ndaluar si të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Artan Santo, u janë gjetur faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri dhe konkretisht mbetje baruti, njofton Policia e Shtetit. Motori i Gjozëve tip Suzuki, i bllokuar në një servis në afërsi të fshatit Bubq, i ngjashëm me atë të autorëve të atentatit ndaj biznesmenit, rezulton i vjedhur në Greqi. Gjithashtu policia bën të ditur se vëllezërit Gjozi rezultojnë të dënuar në Greqi për krime të rënda dhe konsiderohen të rrezikshëm për vjedhje me armë. Policia e Shtetit duke rikonfirmuar angazhimin e saj maksimal për zbardhjen e vrasjes së Artan Santos dhe vënien para drejtësisë të autorëve të saj, i bën thirrje të gjithë qytetarëve të kontribuojnë në hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje. Për çdo informacion të vlefshëm Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion shumën prej 100 mijë euro, duke garantuar ruajtjen e anonimatit. Ndërkaq, ndaj dy kushërinjve Klodian dhe Gazmir Gjozi të dyshuar si të implikuar me atentatin ndaj bankierit Santo është dhënë masa e sigurisë arrest me burg për 15 ditë.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.