Përsëriten vuajtjet e të mëdhenjve. Argjentina mposht me frymën e fundit Zvicrën “tonë”

Postuar në 01 Korrik, 2014 13:47

Një paraqitje spektakolare ajo e kombëtares zvicerane (dhe mjaft shqiptare) kundër Argjentinës së Leo Mesit, Di Marias, Higuainit & Co. Ndeshja përfundoi në kohën e vet të rregullt 0-0, me një lojë superiore të zviceranëve dhe duartrokitjet e “Arena Corinthians” në Sao Paulo. Mesi dhe Dia Maria ishin më aktivët mes argjentinasve, ndërkohë që Mehmedi, Shaqiri e Behrami i dhanë maksimumin fushës. Një rast ideal i Dërmiçit përballë portierit pjesën e parë, humbi për mungesë gjakftohtësie, ndërsa disa pritje të zviceranit Diego Benaglio neutralizuan rrezikshmërinë e vakët të latinëve. Dhimbja më e madhe për sportdashësin shqiptar, ishte fakti që goli i Di Marias u pësua dy minuta para fundit të kohës shtesë, nga një pakujdesi në mesfushë, ndërkohë që pak më pas, Blerim Xhemajli dështoi të barazonte përballë portës, duke goditur shtyllën. Gjithsesi, paraqitje e shkëlqyer e ekipit të Otmar Hitzfeldit, super-trajnerit gjerman që paskëtaj largohet nga drejtimi i Zvicrës.

 

a.k 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.