PDK, nënkryetari Kuçi përmend zgjedhjet e parakohshme, por edhe i ofron kryeministrin aleatëve të mundshëm

PDK-ja megjithëse ka marrë mandatin e krijimit të qeverisë, është përpara një operacioni gati të pamundur dhe rrjedhimisht, ka lënë të kuptohet se zgjedhjet e parakohshme për Kosovën nuk duhen parë si të pamundura. ”Partia Demokratike nuk e ka si opsion të parë, mundësinë ta çojë vendin edhe në një palë zgjedhje të jashtëzakonshme. Por, nëse sjellja e opozitës vazhdon të jetë barrikaduese, atëherë, ky do të jetë opsioni i dytë”, ka thënë nënkryetari i PDK'së, Hajredin Kuçi për Rrokum Tv. Kuçi nuk e ka hedhur poshtë as mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme, në rast se PDK nuk arrin të krijojë qeverinë, ndonëse edhe një palë zgjedhje të jashtëzakonshme i sheh si proces të dëmshëm. “Partia Demokratike do të punojë që ta ndërtojë Qeverinë sa më shpejt që është e mundur. PDK nuk do të kontribuojë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, janë disa arsye. Arsyeja e parë është që jemi të frikësuar që mund të kemi zgjedhje të lira, e demokratike. Arsyeja e dytë është shpenzim i madh buxhetor e tronditje për qytetarin. Po ashtu, është një sinjal i keq për botën demokratike”, ka thënë Kuçi. Nga ana tjetër, Kuçi nuk e ka mohuar mundësinë që PDK të heq dorë nga pozita e të parit të qeverisë, vetëm të gjejë partnerët për bashkëqeverisje.
a.k
Add new comment