Strategjia e BB-së për financat, sugjerohet rritje e tatim fitimit, akcizës dhe zgjerim i bazës së TVSH-së

Postuar në 02 Korrik, 2014 02:42

Shqiptarët nuk do t’i shpëtojnë dot rritjes së taksave, të cilat edhe kështu nuk është se peshojnë pak në xhepin e tyre. Banka Botërore ka hartuar një strategji për menaxhimin e financave shqiptare deri në vitin 2020 dhe në të, sipas gazetës “Mapo”, parashikohet rritje taksash. Kjo për shkak se Shqipëria është vendi me evazionin më të lartë në rajon, pra grumbullimin më të ulët të të ardhurave, BB-ja sugjeron atë që është më e lehtë për qeverinë, por natyrisht jo për qytetarët: rritjen e tatim-fitimit për bizneset, zgjrimin e bazës së TVSH-së, duke përfshirë këtu edhe shitjen e apartamenteve të reja, akcizën, si dhe rritjen e tatimit mbi të ardhurat personale.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.