Një mekanizëm i ri: Kush dhunon gruan në familje, humbet ndihmën ekonomike

Gazeta “Shqip” shkruan sot për një masë që parashikon të marrë Ministria e Mirëqenies Sociale për të frenuar uljen e dhunës në familje. Dhe kjo është që ata burra që dhunojnë gratë e tyre, do të përjashtohen nga skema e ndihmës ekonomike. Kuptohet, kjo do të bëhet nëse rasti do të raportohet, për t’u regjistruar mandej në sistemin e monitorimit online që është vënë në funksionim që nga 1 qershori në 25 bashki të vendit. Për të kuptuar se sa është pesha e atyre që potencialisht humbasin përfitimin nga nidhma ekonomike mund të sillet një shembull: që nga 1 qershori e deri më sot, pra për një muaj, janë regjistruar në mbarë vendin 531 raste. Çka nuk është pak. Do parë se çfarë do sjellë kjo masë: mosraportim të dhunës, apo frikë të meshkujve përe të qëlluar. Do shtuar se masa do të aplikohet edhe kur femrat ngrenë dorë mbi burrat.
s.z
Add new comment