Me çfarë jetojnë të papunët? Sipas ish-drejtorit të Shërbimit Social, CIA thotë që jetojnë me bixhoz dhe punë informale

Ish-drejtori i Shërbimit Social, Sadedin Çeliku, i ka dhënë sot një intervistë gazetës “Shekulli”. Teksa sqaron gjerë e gjatë arsyet e papunësisë dhe dështimin e politikave për zbutjen e kësaj dukurie, Çeliku vjen në një pikë që meriton vëmendje. “Me çfarë jetojnë të papunët në Shqipëri”, është një nga pyetjet që i drejtohet. Dhe përgjigja: “Sipas raportit të CIA-s, të papunët mbijetojnë me bixhoz dhe me punë informale”. Kështu Çeliku i ka dhënë përgjigje pyetjes duke iu referuar një raporti të CIA-s, ndonëse nuk është shtyrë shumë të sqarojë se çfarë nënkuptojnë këto “punët infromale”.
s.z
Comments
Nqs mund te jetohej me bixhoz
<p>Nqs mund te jetohej me bixhoz do ta benim te gjithe</p>
Add new comment