Ndryshimet ligjore; përveç protestave, policia do të përdorë armët e zjarrit “ndaj kujtdo që vë në rrezik jetën e çdo shtetasi”

Postuar në 02 Korrik, 2014 05:48

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka prezantuar sot në Komisionin e Ligjeve projektligjin për përdorimin e armëve të zjarrit dhe atë “Për armët”. Sipas këtyre drafteve e drejta e pajisjes për shkak të detyrës do të bjerë; konkretisht kryetarët e komunave dhe gjyqtarëve nuk do të pajisen më me armë. Ndërkohë një pikë delikate është edhe përdorimi i armëve të zjarrit nga forcat e policisë. Këtu Tahiri raportohet se është ndalur në dy momente: përdorimi i armëve ndaj protestuesve dhe reagimi ndaj subjekteve femra dhe fëmijë, që disponojnë armë dhe paraqesin rrezik. Për pikën e parë ministri ka deklaruar se nuk do të përdoren më armë zjarri ndaj protestuesve, qoftë edhe për paralajmërim. “Me ligjin e ri ndalohet përfundimisht përdorimi i armës si mjet për shpërndarjen e protestave, siç ndalohet edhe përdorimi i armës si mjet për paralajmërimin për shpërndarjen e protestuesve. Këtu kam parasysh protestën e 21 Janarit”, ka thënë ai. Kurse për pikën e dytë: “Ligji i vjetër përcaktonte që nuk mund të përdorej arma ndaj të miturve, ndaj grave dhe të moshuarve, ndërkohë që me ligjin e ri edhe ky kriter bie përsa kohë që edhe këto kategori mund të paraqesin rrezik potencial, eminent, real për jetën e punonjësit të policisë apo të kujtdo shtetasi. Kjo do të thotë se me ligjin e ri, arma duhet përdorur ndaj kujtdo që vë në rrezik jetën e çdo shtetasi apo dhe jetën e punonjësit të policisë”.

http://www.oranews.tv/vendi/ligji-i-ri-tahiri-policia-do-te-...

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.