“Kamyja i përafërt”- Kokonozi shkruan në “Mapo” një trajtesë kritike për përkthimin e “I huaji”

Dashnor Kokonozi shkruan sot në gazetën “Mapo” për përkthimin e letërsisë së huaj në gjuhën shqipe. Dhe si shembull për këtë ka zgjedhur veprën “I Huaji” të shkrimtarit Albert Kamy, që Kokonozi thotë se e ka gjetur në Tiranë në dy përkthime: një të “Koha Ditore” me përkthyese Rajmonda Vuçinin dhe tjetri i “Vëllezërit Tafa” me përkthyes Nasi Lerën. Kokonozi e nis kritikën që me frazat e para të romanit, problematike në përkthim edhe në gjuhë të tjera, për shkak se ato përcjellin një raport personazhesh që në frëngjisht jepet mirë përmes pak fjalëve. Çka në shqip nuk jepet, ndonëse ruhet besnikëria nga njëra gjuhë në tjetrën. Më tej, Kokonozi krahason dy përkthimet, në të cilat konfirmon edhe “reduktime frzash”, të tilla që ndonëse në pamje të parë duken të thjeshta, janë një dëm jo i vogël, pasi konsiderohen si “fraza kult të Kamysë”. Nga vërejtje si këto, Kokonozi shtron idenë se përkthimet e veprave të tilla kërkojnë jo vetëm njohjen e gjuhës nga përkthyesi, por edhe të letërsisë së vendit nga vjen vepra dhe të shkrimtarit në fjalë. Kjo për të mos lejuar që të bëhen kalime të kësaj natyre që e cungojnë veprën dhe prezantimin e shkrimtarit në gjuhën shqipe. Për krahasim ai ka sjellë shembullin e përkthimit të Gogolit në anglisht, përkthim për të cilin shkrimtari Nabokov shprehu rezerva dhe madje për disa momente thotë se përkthyesja “e vret Gogolin”. Që këtej edhe vërejtja e Kokonozit: “Është e drejta e lexuesve shqiptarë ta njohin A.Kamynë ashtu siç është, jo në mënyrë të përafërt”. Mundësitë janë, pasi “një numër i madh të rinjsh me studime të kryera në vende të ndryshme, janë kthyer në Shqipëri”. Por edhe modelet praktike ekzistojnë dhe ato kryesisht konsistojnë në testimin e më shumë se një përkthyesi.
http://mapo.al/2014/07/kamyja-perafert/
s.z
Comments
Edhe sikur ta marrim per te

Edhe sikur ta marrim per te vertete absolute, tere sa sugjeron Kokonozi prej atje ku eshte,

edhe sikur Kamy (po se mos vetem ai!) te kete ardhur allasoj ne shqipen e sotme, te kenduesi i sorem...

a na thua dot, Dash, si i behet kesaj pune?!

Ishte nje rast per tu shfaqur edhe ti vete, ne podin qe mezi e ke krijuar, gjate tere jetes tate,

nuk ke qene edhe aq I Pa Fan, apo jo, dhe tashme po e bluan e tret dhe i gezohesh lukseve te nje gjuhe tjeter,

qe vetem duke jetuar aty mund ta arrish...

E, ata qe kane rrojtur e rrojne ne Albany, qe mbase ca gjera ende s'i dijne prej Gluheve sic, por qe edhe ti e di se e duan

dhe i nderojne Letrat, si te bejne ata, Dash?!

Do vijne te tjere me pas, ta merr mendja po, dhe do u rikthehen perkthimeve, por kjo nuk ka per t'i trishtuar ata qe

sidosi, u nisen ne udhen e pafundme te kalimit te vlerave ne gjuhe te tjera...

Secili ben te veten, dhe le t'i nderojme, sa mundim, sa dime, sic dijme...

Nuk jane vetem keto qe e

Nuk jane vetem keto qe e perfqesojne perkthimin tone. Ka plot tjere qe bejne pune te mire.

Add new comment