Ministrja Çitaku, 400 mijë euro për bileta udhëtimi

Ministria Integrimit Evropian të Kosovës ka shpenzuar gjatë vtit 2013 rreth 400 mijë euro për biletat e udhëtimeve jashtë vendi. Lajmi i publikuar në gazetën “Express’, i referohet raportit të Auditorit të Përgjithshëm, ku saktësohet se buxheti i parashikuar për këto shpenzime gjatë vitit 2013, ishte 75 mijë e 600 euro. Sipas Auditorit të Përgjithshëm tejkalimi i shpenzimeve ka ardhur si rezultat i vizitave të shpeshta të zyrtarëve të Ministrisë jashtë vendit, pagesave të biletave për personat që nuk ishin pjesë e kësaj ministrie, si dhe shpenzimet e biletave të klasit biznes. Raporti detajon më tej se në Ministrinë e Integrimit, pagesat e subvencioneve janë bërë nga kategoria mallra dhe shërbime, ndërkohë që në disa raste janë bërë pagesa biletash për përfaqësues të një OJF-je.
Për më shumë detaje lexoni artikullin e plotë në linkun e mëposhtëm:
http://www.gazetaexpress.com/lajme/ministria-e-vlores-harxho...
Add new comment