Propozim real i PD-së apo lojë politike për reformën territoriale? Bashkim Fino thotë se ka nevojë për variante konkrete

Një ditë më parë Partia Demokratike bëri një lëvizje të re për reformën territoriale, duke dalë me një propozim të vetin. Vetë ky fakt, u lexua si një opsion për konsensus dhe heqje dorë nga kundërshtimi i pakushtëzuar I mbajtur deri më tani. Por duket se kjo më tepër ka qenë një lojë politike për të rregulluar pjesëmarrjën në diskutimin e reformës, por pa dhënë në thelb një konsensus të vërtetë. Kreu i komisionit parlamentar të posaçëm, Bashkim Fino ka theksuar sot se kërkesa e PD-së për të shqyrtuar në fillim decentralizimin dhe autonominë dhe pastaj për të kaluar në reformën territoriale është tërësisht e pavend. “Maxhoranca ka hedhur në treg pesë variante, po opozita çfarë ka hedhur në treg? Asgjë nuk ka hedhur. Ndërkohë që thotë se ‘duhet decentralizim’ dhe nëse ky proces do të bëhet me vonesë ‘hajde të shtyjmë zgjedhjet lokale’. Mua kjo nuk më duket zgjidhje, ndërkohë që unë kam qënë i hapur me pushtetarët vendorë të PD-së, të cilëve iu kam kërkuar konsensus”, tha Fino.
s.z
Add new comment