Përhapja më vdekjeprurëse e ebolas në Afrikën Perëndimore. OBSH-ja apelon për ndërhyrje urgjente

CNN shkruan se shpërthimi i virusit të ebolas në muajin mars, në Afrikën Perëndimore, po rezulton si më vdekjeprurësi i ndodhur ndonjëherë. Sipas Organizatës Boëtërore të Shëndetësisë për të përballuar situatën nevojitet një ndërhyrje urgjente. Gjithaçka nisi në muajin mars në Guniea, për të vijuar më tej në dy shtetet fqinjë, Liberia dhe Sierra Leone. Deri më tani janë infektuar 759 njerëz, nga të cilët 467 kanë vdekur. Pra virusi po godet me një vdekshmëri prej 61.5%. Ndërkohë nuk ka një trajtim të saktë dhe specifik për trajtimin e virusit, infektimi me të cilin jep simptoma të tilla si temperaturë, dhembje muskujsh, dhimbje fyti, dhimbje koke, këputje dhe shfaqen nga dy javë deri në 21 ditë pas infektimit. Rasti i parë është identifikuar në vitin 1976.
http://edition.cnn.com/2014/03/27/world/ebola-virus-explainer/index.html
s.z
Add new comment