Barroso mesazh Nishanit: Vazhdoni të punoni për konsensus kombëtar

Postuar në 04 Korrik, 2014 07:04

Inkurajim për  të punuar më shumë për konsensus kombëtar  në procesin e reformeva. Ky është mesazhi që ka marrë Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nga Presidenti i Komisionit Evropian, José Manuel Barroso. Ai e ka falënderuar Presidentin Nishani për bisedimet konstruktive që zhvilluan se bashku në Tiranë më 30 qershor, gjatë vizitës së tij zyrtare, Barroso shprehu kënaqësinë që vizitoi Tiranën gjatë momentit historik kur Shqipëria mori statusin e kandidatit.

 “Ne kemi hapur tashmë një kapitull të ri në marrëdhëniet BE-Shqipëri”, shprehet Barroso, ndërsa shpreh bindjen se “të gjitha forcat politike në Shqipëri, do të ndërtojnë mbi këtë sukses të përbashkët dhe do të intensifikojnë dhe përshpejtojnë përpjekjet e tyre për reforma, kryesisht në drejtim të prioriteteve kyçe të identifikuara për hapjen e negociatave, me fokus të veçantë tek shteti i së drejtës.”, thuhet në mesazhin e tij.

 “Më lejoni, t’ju inkurajoj si zyrtarin dhe liderin më të lartë të shtetit të vazhdoni të punoni për këtë konsensus të gjerë kombëtar! Jam i bindur se Shqipëria do të shënojë progres të mëtejshëm të rëndësishëm në rrugën e saj drejt Bashkimin Evropian në vitet në vazhdim, dhe pres më kënaqësi takimin tonë të ardhshëm”, përfundon mesazhi i Presidentit Barroso. S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.