Ambasadori i OSBE, Raunig: Reforma territoriale e nevojshme, politika të gjejë konsensusin

Postuar në 04 Korrik, 2014 10:48

Florian Raunig, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, ka apeluar për realizimin e reformës territoriale, duke i bërë thirrje politikës shqiptare të bashkohet për realizimin e këtij procesi. “Politika duhet të bashkohet në procesin për reformën territorial. Kjo reformë është e nevojshme të bëhet.”, ka thënë Raunig.

Mazhoranca e ka shtyrë deri në 31 korrik miratimin e reformës territoriale, në një përpjekje për të gjetur një konsensus  me opozitën, megjithëse kjo e fundit nuk ka propozuar ende asnjë alternativë për hartën e re.  

Ndërsa opozita ditën e sotme ka dorëzuar propozimet e saj pranë Kuvendit të Shqipërisë dhe Kryeministrisë për reformën territoriale. S.S

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.