Protesta e shqiptarëve të Maqedonisë përfshihet nga elementët fetarë

Postuar në 05 Korrik, 2014 04:16

Protesta e shqiptarëve të Maqedonisë u nisi si një reagim kundër padrejtësisë, vrasjeve të pafajshme, keqtrajtimeve familjare, urrejtjes etnike , por ajo ka marrë më tepër ngjyrime fetare.

Reagimi i qeverisë shqiptare është bërë nga një zyrtar për agjencinë e lajmeve “INA” duke komentuar se përshëndesin format e tilla të shprehjes së protestës dhe revoltës përmes protestave demokratike, por jo inflirtimi i elementeve fetare.

“Problemet e shqiptarëve në Maqedoni janë të karakterit etnik dhe politik, dhe s`ka hapësirë apo probleme fetare. Vetë mënyra e shprehjes së pakënaqësisë me thirrje fetare dhe flamuj fetar, krijon një huti dhe devijon problematikat shqiptare që janë mëse reale, dhe kështu përfiton pala tjetër, duke e karakterizuar protestës si fetare dhe islamike”, ka deklaruar për “INA”, zyrtari i lartë i qeverisë shqiptare në Tiranë.

Reagime të njëjta vijnë  edhe nga Prishtina, ku është kritikuar forma e protestës dhe elementet e saj. Përmes rrjeteve sociale, shumica e shqiptarëve kanë shprehur kritika për formën dhe keqpërdorimin e protestës nga ana e disa elementeve dhe individëve me prapavijë fetare. S.S

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Me flamurë të tillë nuk protestohet për kombin se kombi ynë nuk ka asnjë lidhje me të tillë flamujë</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.