PD e Pogradecit dëbon Fahri Balliun, bëri pazare të pista me kandidaturat

Fahri Balliu, i deleguari i Kreut të PD, për zgjedhjet në Pogradec është dëbuar nga strukturat e partisë në këtë qytet. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë. Farhi Balliu prej disa kohësh po zhvillon analizën dhe zgjedhjet në strukturat e PD në Pogradec.
Balliu ka pasur një përplasje të ashpër deri në tentativë për konflikt fizik me ish-deputetin, Eris Hoxha dhe për këtë arsye ai ka hequr nga gara e kandidimit një nga kandidatët, Renato Preza, i cili mbështetej nga ish-deputeti Eris Hoxha, një nga njerëzit më të afërt të Bashës. “Unë e mbaj llafin, këtu vendos unë”, deklaronte Balliu pasi u lexuan emrat e kandidateve dhe në listë mungonte Renato Preza. Kjo ka sjellë reagim të ashpër nga salla.
Kandidati Preza këmbëngul për kandidim tek kreu i PD, Lulzim Basha, i cili duke e parë statusor kandidimin i premton një garë të hapur, raporton radio "City Fm". Nga votimi i delegatëve Renato Preza renditet i pari dhe në balotazh fiton garën, ndërsa kandidati i Balliut, Arjan Mancellari del i katërti.
http://www.cityfm.al/lajme/politike/item/3810-pogradecaret-d...
S.S
Add new comment