Alfred Moisiu: Shqipëria konsumon shumë politikë, të rrisë peshën e saj në rajon

Postuar në 05 Korrik, 2014 05:10

Ish-Presidenti Alfred Mosiu shprehet se vendi ynë ka potencialin të programojë për të ardhmen zhvillimet e reja rajonale dhe globale. I pranishëm në Konferencën e Ambasadorëve,  Moisiu thotë se Shqipëria duhet të mësojë nga gabimet e së kaluarës dhe të rrisë peshën e tij në rajon.

“Rëndësi ka sa jemi të përgatitur për sfidat e reja, ne duhet të mësojmë nga gabimet e së kaluarës. A ka nisur për shqiptarët një epokë e re dhe a është integrimi diçka më shumë se një premtim politik? Shqipëria është një prej vendeve që nuk krijon, por konsumon shumë politikë. Ajo ka detyrimin kushtetues të merret me problematikën shqiptare kudo që shfaqet, duhet të ketë rol specifik dhe në zhvillimet që ndodhin në shumicën e shteteve fqinje rajonale.”, ka thënë Moisiu.

Ish-Presidenti thotë se marrja e statusit të vendit e kandidat e bën shtetin shqiptar për herë të parë pas 1913, pjesë të bashkësisë perëndimore evropiane. Ai e ka etiketuar Brukselin si një “destinacion pa konkurrencë”. S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.