Maqedoni, protestuesit sulmojnë selinë e BDI, gjykatat dhe Komunën e Çairit

Protesta e organizuar nga shqiptarët e Maqedonisë ka vazhduar edhe ditën e sotme. Pavarësisht pjesëmarrjes më të ulët të aktivistëve, protestuesit janë përqendruar në zonat e banuara. Protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të selisë së partisë Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Komunën e Çairit ku janë përballur edhe me policinë.
Përfaqësuesit politikë shqiptarë edhe gjatë ditës së sotme kanë hezituar të mbajnë një qëndrim para medieve, por kanë shfrytëzuar rrjetet sociale dhe komunikatat e me shkrim. BDI-ja, e cila është pjesë e Qeverisë së Maqedonisë, përmes një komunikate me shkrim, duke shprehur shqetësimin për zhvillimet e së premtes, ka bërë thirrje te të gjitha palët që të përmbahen maksimalisht nga dhuna, ato nuk ndihmojnë as procesin, as të dënuarit, as familjarët, por as ata që po bëjnë përpjekje që të kontribuojnë me afrim institucional në zgjidhjen e këtij rasti shumë të ndërlikuar.
“Dhuna e së premtes në rrugët e Shkupit, na e vështirëson angazhimin e mëtejmë në drejtim të zbardhjes së të vërtetës deri në përfundim të të gjitha procedurave ligjore që përfshijnë Gjykatën e Apelit, atë Supreme, por edhe Gjykatën e Strasburgut”, theksohet më tej në komunikatë, duke nënvizuar se Bashkimi Demokratik për Integrim si parti mbetet e angazhuar maksimalisht për ndriçimin e plotë të rastit.”, thotë BDI në deklaratën e saj.
http://ina-online.net/maqedoni/44592.html
S.S
Add new comment