“Express”: PDK e gatshme për t’ia dhënë Kryeministrin LDK-së?

Postuar në 06 Korrik, 2014 04:23

Mediat në Kosovë shkruajnë se “për të zhbllokuar formimin e Qeverisë, Partia Demokratike e Kosovës mund edhe t’i ofrojë vendin e kryeministrit Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mënyrë që të marrë për vetë postin e Presidentit”. Gazeta “Express” raporton se ideja për t’i marrë disa deputetë partive tjera tashmë po shihet si një ide e dështuar nga zyrtarët e PDK-së.  Zyrtarë të PDK-së i thanë gazetës se janë të gatshëm t’i japin vendin e kryeministrit LDK-së vetëm që mos të mbesin në opozitë. “Në fund të fundit, PDK do t’ia japë LDK-së pozitën e Kryeministrit me kusht që në këtë pozitë mos të jetë humbësi i tri palë zgjedhjeve, zoti Isa Mustafa”, ka thënë njëri prej udhëheqësve të PDK-së.

Për më shumë: http://www.gazetaexpress.com/lajme/pdk-e-gatshme-per-tia-dhene-kryeministrin-ldkse-26890/

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.