Presidenca e Kosovës: Vendimi për Kuvendin brenda dy ditësh, 18 korriku është spekulim

Postuar në 06 Korrik, 2014 10:54

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se vendimi për ditën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, do të publikohet brenda dy ditësh. Zyrtarët e këtij institucioni kanë mohuar shkrimet në media që citonin jozyrtarisht këshilltarët e Presidentes Jahjaga, se dita 18 korrik (e premte), do të jetë dita e konstituimit. Në deklaratën e presidencës së Kosovës shkruhet se “së pari do të konstituohet Kuvendi e pastaj do të mandatohet kandidati për Kryeministër të ri”.

 “Të gjitha informatat e publikuara gjatë ditës së djeshme në mediat e Kosovës, për kinse përcaktimin e datës së mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës më datë 18 korrik, janë spekulime të qëllimshme politike që kanë për qëllim ta sjellin stafin e Presidentes dhe vetë Presidenten përpara një presioni politik.  Dilemat e ngritura në media janë përpjekje të dëmshme për të ndërruar kursin e rrjedhës ligjore dhe logjike të veprimeve dhe vendimeve.  Sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, Presidentja, bazuar në afatet ligjore, do ta përcaktojë brenda dy ditësh datën e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend, bëhet konstituimi i Kuvendit, që hap rrugën për mandatimin e kryeministrit” thuhet në deklaratë.

Për më shumë lexo:

http://www.kosova-sot.info/politike/kosove/presidenca-vendimi-per-kuvendin-brenda-dy-ditesh

http://www.gazetaexpress.com/lajme/presidenca-vendimi-per-kuvendin-brenda-dy-ditesh-18-korriku-eshte-spekulim-politik-26944/

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.